Tri marrëveshje të rëndësishme për bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe shkencës janë nënshkruar një vit më parë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, dhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, kanë rënë dakord për Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor; Marrëveshje për organizimin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë dhe në mërgatë; (Në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Diasporës së Republikës së Kosovës), si dhe Marrëveshje për bashkërendim institucional për përparimin dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësve në arsimin parauniversitar.
Ndërkohë, të dy këto Ministri kanë marrë pjesë me ekipe të përbashkëta në proces të draftimit të Ligjit për Arsimin e Lartë, duke ndarë vizionet e tyre dhe qasjet e reja si perspektivë cilësinë në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation