Trashëgimia e pashenjëzuar

09:55 | 5 Qershor 2016
Arbresh.info

Të rinjtë kanë interesim për trashëgimin kulturore por nuk kanë informacion të mjaftueshëm. Mungojnë të dhënat e integruara, pasi Muzeu i Kosovës nuk e ka një web faqe, ndërsa, shumë lokalitete, vende me rëndësi për historinë e vendit dhe me shumë vlerë për trashëgiminë janë të pashenjëzuar.

Kështu ka thënë në një intervistë për KosovaPress, drejtori i Muzeut të Kosovës, Skender Boshtrakajn, i cili ka theksuar se Muzeu i Kosovës është në proces të ridefinimit të misionit të programeve të veta dhe jo vetëm në proces të renovimin fizik. Ai tha se të rinjtë dhe fëmijët si grupi i parë me fokus dhe të gjitha programet e Muzeut të Kosovës po dizajnohen duke pasur parasysh nevojat e fëmijëve dhe të rinjve të vendit.

Në këtë kuptim, ai tha se shkollat dhe universitetet do të jenë partner të natyrshëm të Muzeut të Kosovës. Boshtrakaj shpalosi për KosovaPress programet e Muzeut të Kosovës,ku njëra nder to është edhe bota akademike e muzeut.

“Muzeu i Kosovës është shumë i interesuar që koleksionet, informacionin ta bëjnë të qasshëm dhe ta leht? ?sojmë qasjen e njerëzve të shkencës në këto koleksione jo vetëm me qëllim të studimit ose të kontributit për këta studiues por neve na nevojitet edhe kontributi i tyre, interpretimi i tyre dhe çka është më e rëndësi interpretimin e eksponateve të koleksioneve dhe të gjithë thesarit që e ka muzeu. Ne nuk guxojmë me e mbështet vetëm tek stafi i punësuar i Muzeut të Kosovës, një hapje e botës akademike do të ndodh shumë shpejt”, tha ai.

Ai mendon se ekspozita mund ta ngris imazhin e muzeut, e njëkohësisht edhe të krijojë ura bashkëpunimi në fusha të tjera.

“Sigurisht jemi të interesuar që të kemi diçka edhe për turistin, vizitorin e rastit dhe sa më e mirë që është ekspozita e përhershme, e që unë u them ekspozita bazë, është një kualitet që i ndihmon pa k imazhit të muzeut, pak imazhit të vendit por i ndihmon dhe atraktivit të studiuesve për të pasur informacione shtesë për Kosovën, për shqiptarët, për historinë e vendit”, tha ai.

Boshtrakaj tha se fokusi i tyre nuk është turizi masiv, fokusi i tyre është më shumë tek fëmijët dhe të rinjtë e vendit, tek bota akademike dhepastaj edhe tek audiencat e selektuara por pa e përjashtuar asnjë si vizitor.

Drejtori i Muzeut, Skender Boshtrakaj tha se Muzeu i Kosovës ka filluar disa programe të tjera, ku njëri prej tyre është shkolla e mozaikut.

“Një hapësirë të tërë ia kemi dedikuar dy mozaikëve që është mozaiku i Noredimes dhe mozaiku i Llamnikut, që janë perla të Kosovës dhe kemi filluar një restaurim preventiv, paralelisht me restaurimin, kemi filluar një program me shkollat fillore, ku nxënësit dy herë në javë vinë në muze dhe me motivet e mozaikut shprehen po ashtu në tekniken e mozaikut dhe jam shumë i sigurt që këta fëmijë, përmes këtyre programeve, jo vetëm që kënaqen dhe e kalojnë mirë në muze por edhe e rritin dashurin për trashëgimin e vendit. Programi i tret që lidhet me shkollën e mozaikut është një seri e debateve me student të Universitetit të Prishtinës, ku diskutojmë për tema të ndryshme që kanë të bëjnë me trashëgimin kulturore, me vendimmarrjen në trashëgimi p.sh në situata kur zbulohet një mozaik, sikurse mozaiku i Dresnikut”,tha Boshtakaj.

Sipas tij, muzeu si laborator i historisë, është vend ku fëmijët dhe të rinjtë janë të mirëseardhur për të bërë interpretimin dhe ri-interpretimin e historisë dhe për të jetuar trashëgimin e vetë.

“Të rinjtë kanë interesim për trashëgimin kulturore por nuk kanë informacion të mjaftueshëm. Neve na mungojnë të dhëna të integruara p.sh Muzeu i Kosovës nuk e ka një Ëeb faqe dhe jemi në proces të dizajnimit të saj, ndërsa shumë lokalitete, shumë vende me rëndësi për historinë e vendit dhe me shumë vlerë për trashëgiminë janë të pashenjëzuara, nuk është gjithmonë qasja më e mirë në kuptimin e rrugës. Po shpresojmë që përmes një projekti të MKRS, së shpejti do të kemi edhe shenjëzimin e këtyre lokaliteteve dhe e gjithë kjo mundet të ndihmoj jo vetëm nën promovim të trashëgimisë por edhe në qasje më të lehtë te pikat e rëndësishme historike”, tha Boshtrakaj.

Ai tha se paradoksalisht si ofrohet historia, veprat origjinale mungojnë. Boshtrakaj kujton 17 Shkurtin kur Muzeushpalli një konkurs për të grumbulluar fotogra fi nga dita e shpalljes së pavarësisë 2008, e që fatkeqësisht, sipas tij,nuk kishte pasur ndonjë kontribut të madh të qytetarëve ose nuk ka mbërri informacioni ose mungojnë fotografit.

Sipas tij, koleksionet e Muzeut të Kosovës duhet pasuruar shumë me pjesën e historisë së re.

Muzeu i Kosovës egoisten që nga viti 1949 dhe është njëri nga institucionet më të hershme të trashëgimisë kulturore në Kosovë. Ky Muze është themeluar me qëllim të ruajtjes, restaurimit-konservimit dhe prezantimit të trashëgimisë për territorin e Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme