Google ADS

Testet në “Facebook”, provimi vlerësohet i suksesshëm

09:27 | 5 Qershor 2016
Arbresh.info

Rreth 30 mijë maturantë i janë nënshtruar të shtunën Provimit të Maturës Shtetërore. Provimi është mbajtur në 252 qendra të testimit, ndërsa për administrim janë angazhuar rreth 3 mijë zyrtarë.

Sipas raportimeve nga komunat dhe të gjitha qendrat e testimit, Komisioni Shtetëror i Maturës (KSHM), në një konferencë për medie, e ka vlerësuar shumë të suksesshëm procesin e mbajtjes së pjesës së parë të Provimit të Maturës Shtetërore 2016, afati i qershorit.

Ndonëse, gjatë ditës në rrjetet sociale u shpërndanë edhe teste që pretendohet se sot ishin të hartuara për testimin e nxënësve. Në njërën prej këtyre faqeve u bëhet thirrje nxënësve që detyrat e matematikës t’i dërgojnë aty dhe të mos bien “pre e disa që po postojnë pa lidhje”./Zëri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme