Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë edhe në këtë vit ka pranuar se kishte raste që testi i Maturës Shtetërore është shpërndarë në rrjetet sociale, duke thënë se ishin raste të izoluara dhe si të tilla nuk e kanë dëmtuar procesin e të maturës shtetërore.
Këshilltari i Komisionit të maturës shtetërore, Azem Guri në një konferencë tha se MASHT vazhdimisht ka qenë e informuar nga qendrat e testimit dhe testi ka përfunduar me sukses.
Guri: Procesi i testimit ka qenë mjaftë i suksesshëm
“Mund të konkludojmë se si komision i testit shtetëror të maturës e vlerësojmë një matur gjerësisht një administrim të maturës më të suksesshëm, gjë që flet për një standard të avancuar që garanton një sukses të maturës shtetërore….komisioni shtetëror i maturës ka përcjellur në vazhdimësi zhvillimin e procesit të maturës shtetërore dhe në bazë të raportimeve konkludon se administrimi i pjesës së parë, të katër qershorit të maturës shtetërore ka qenë i nivelit më të mirë të mundshëm. Në si komision shtetëror i maturës do të analizojmë edhe ditët e ardhshme raportet në det aje nga tereni dhe do të shohim në raste se si ka rrjedhur procesi në të gjitha qendrat e testimit. Pavarësisht që kishte raste të izoluara të cilët tentuan manipuluesit që të komunikojnë mes vete në rrjetet e tyre sociale. Them të izoluara për arsye se falë vigjilencës administrative dhe të mbikëqyrësve dhe komisonerëve, raste të tilla janë të izoluara dhe si të tilla nuk e kanë dëmtuar procesin e ……. të maturës shtetërore”, tha Guri.
Ndërsa, i pyetur për një rast në Komunën e Drenasit, ku drejtori i shkollës është parë duke përdorë dhunë ndaj nxënësit, ai ka thënë se në ditët në vijim do të analizojnë procesin dhe do të veprojnë varësisht se si është zhvilluar.
Guri: Administrimi i maturës shtetërore shkoj sipas planifikimeve
“Sot administrimi i maturës shtetërore shkoj sipas planifikimeve të cilat i kishte paraparë Komisioni shtetëror i maturës. Tani flasim se kemi një standard të administrimit të maturës shtetërore, gjë që garanton edhe suksese në pjesën e dytë, edhe në afate të tjera të maturës shtetërore. Faktikisht ne jemi bashkëpunuar shumë ngushtë me Policin e Kosovës dhe ata kanë qenë gjithnjë e pranishme dhe ka asistuar në afërsi të objekteve shkollore, por në rast se është kërkuar të ndihmohet tek testimet për ndryshe nuk kemi raste të tilla që kanë raportuar. Ndërsa Komisioni shtetëror i maturës në ditët në vijim do të analizoj të gjithë procesin dhe do të veproj varësisht se si është zhvilluar. Ne kemi njoftuar shkollat dhe konsideroj që të gjitha objektet shkollore tek qendrat e testimit i kanë shkyçur shërbimet e ëf në shërbimet shkollore”, tha Guri.
Sot është zhvilluar pjesa e parë e testit të maturës, ku mbi 32 mijë maturant janë nënshtruar këtij testi. Testi u mbajt në 25 2 qendra të testimit.
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...