Edhe pse ka pasur mjaft mundësi për të kopjuar në Provimin e Maturës Shtetërore 2016, komisioni i Ministrisë së Arsimit e ka vlerësuar procesin e mbajtjes së provimit si të suksesshëm.
Kryetari i KShM-së, Azem Guri tha se, sipas informatave të deritanishme, rezulton se ky proces ka shënuar progres në raport me vitet e kaluara, transmeton Koha.net.
“I tërë procesi ka shkuar sipas planit të paraparë, gjë që dëshmon përkushtimin e Ministrisë për administrim korrekt e ligjor të një procesi kaq të rëndësishëm si Matura Shtetërore. Definitivisht, sipas të dhënave zyrtare nga të gjitha komunat, ky është organizimi dhe administrimi më i mirë i Maturës Shtetërore”, tha ai.
Sipas kryetarit të KShM-së, Komisioni është shumë i kënaqur me nivelin dhe përgjegjësinë e dëshmuar nga të gjithë akterët e përfshirë në këtë proces. “Jemi të bindur se vetëm në këtë mënyrë, ne do të arrijmë që ta ngrisim cilësinë e arsimit në Republikën e Kosovës dhe të jemi konkurrentë në tregun e dijes”, tha ai.
KShM, tha Guri, në ditët në vazhdim, bashkë me përpunimin e rezultateve, do të bëj një analizë të plotë për gjithë procesin në funksion të përmirësimit eventual të ndonjë lëshimi të evidentuar, në mënyrë që në pjesën e dytë të testimit të kemi standard akoma më të avancuar të administrimit të Testit.
“MAShT dhe KShM i ka përcjellë nga afër rastet e izoluara të tentimit për kopjim dhe janë ndërmarrë masa dhe veprime të menjëhershme ndaj të gjithë atyre që kanë tentuar ta dëmtojnë këtë proces”, thuhet nga Ministria e Arsimit.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...