Njihet si “Porta për në Nëntokë” nga banorët vendas, të cilët frikësohen të shkojnë afër kraterit masiv që është hapur papritur në zemrën e ngrirë të Siberisë.
Banorët kanë të drejtë të frikësohen, pasi këtu ka ndodhur rrëshqitja më e madhe dhe më e shpejtë e tokës në botë.
Krateri tashmë është rreth një kilometër i gjatë dhe 90m i thellë, dhe është duke u zgjeruar deri në 20m në vit, duke e bërë kështu ecjen pranë skajeve të tij një rrezik të madh.
Por krateri Batagaika, që u shfaq për herë të parë para 25 viteve, është gjithashtu një shenjë e shkallës në të cilën bota është duke u ngrohur.
Shkrirja e sipërfaqeve të akullta të tokës përfaqëson një nga shqetësimet më të mëdha të njerëzimit, sepse ato përmbajnë sasi të madhe të metanit, një gaz shumë më i fuqishëm se dioksidi i karbonit.
Ka gjasa që planeti të përjetojë një skenar të tmerrshëm që është vështirë për t’u përshkruar.
Profesori Julian Murton, një gjeolog në Universitetin e Sussex-it, sapo është kthyer nga një udhëtim në këtë krater që shkoi për t’i studiuar shkëmbinjtë e tij, të cilët ofrojnë një burim të ri të informacionit gjeologjik që potencialisht daton që 200,000 vjet.
Kjo përfshin edhe herën e fundit që Toka ka qenë më e ngrohtë se tani.
Profesori Murton tha: “Batagaika ofron një pamje të asaj se çfarë ndodhi në të kaluarën dhe çfarë do të ndodh në të ardhmen”.
Megjithatë, ai tha se do të duhet shumë kohë para se Siberia të fillojë të shkrihet në mënyrë dramatike. Vendi përjeton ende temperatura të ulëta deri në -68 gradë C.
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...