Firma Etihad ka prezantuar biletën e udhëtimit nga Londra në Melburn që kushton më shumë se 80,000 dollarë.
Linja ajrore u ofron pasagjerëve udhëtim në bordin luksoz prej tre dhomash të quajtur ‘Rezidenca’, transmeton arbresh.info.
Aeroplani i përshkruar si “penthouse në qiell”, ka të gjitha lehtësitë e një hoteli me pesë yje.
Dhoma e ndejës ka një TV me ekran të sheshtë, si dhe dy tavolina të ngrënies dhe divan prej lëkure, përcjell arbresh.info.
Një fluturim në bordin e Rezidencës bën një ndalesë në Abu Dhabi, ku konsumatorët e Etihad janë çuar në sallë pritjeje të klasit të parë.
Kostoja e biletave përfshin transferimin privat tek aeroporti, check-in të veçantë, sallë pritjeje VIP dhe një portier personal të udhëtimit që është në gjendje të rezervojë bileta për ngjarje sportive apo koncert, si dhe rezervimin e tavolinës në një restorant.
Çmimi është rreth 4.500 $ më shumë se e bileta e mëparshme – një udhëtim kthimi në Rezidencë nga Nju Jorku në Mumbai./arbresh.info
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së