Hoti: Objektivi ynë kryesor është luftimi i ekonomisë jo formale

17:22 | 3 Qershor 2016
Arbresh.info

Përfaqësuesit e Komitetit të Prodhimit të Odës Amerikane kanë paraqitur sot problemet me të cilat ata po ballafaqohen me politikat e reja fiskale të vendosura vitin e kaluar nga Qeveria.

Kërkesat e tyre kryesisht kishte të bënte me konkurrencën jo lojale si dhe me mos kompletimin e pakos fiskale. Këto shqetësime u paraqitën sot gjatë diskutimit në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, “Politikat Fiskale dhe ndikimi i saj në sektorin e prodhimit – përballimi i konkurrencës së shtuar”.
Ministri i Financave , Avdullah Hoti, edhe pse me vonesë ishte pjesëmarrës në këtë tryezë premtoi që shumë shpejt do të plotësohet pako fiskale dhe se u zotua që Qeveria do të luftojë ekonominë jo formale pasi siç e tha edhe ai ky është një nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohen bizneset.

Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane, ka kërkuar nga ministri i Financave, qe të kompletohet pako fiskale në mënyrë që t’u krijohen lehtësira bizneseve.

Zeka: OEA e konsideron të pakompletuar pakon fiskale

“Si Odë Amerikane nuk e konsiderojmë pakon fiskale si të kompletuar do të donim të shihnim hyrjen në fuqi edhe të dispozitave të cilat edhe mundësonin edhe ato pushimet tatimore për investime të reja . Po ndoshta edhe lehtësira tjera ashtu që të rritet përparësia konkurruese e prodhuesve tanë edhe rrjedhimisht të përmirësojmë edhe bilancin tregtare të vendit…Pamë edhe shqetësime lidhur me rritjen dhe ndryshimin e mundshëm të normave tatimore të cilat vetëm sa do të vështirësonin pozitën e prodhuesve dhe bizneseve tona”, tha Zeka.
Mërgim Prishtina, nga kompania farmaceutike , “Tre Pharm”, tha se problemi kryesor për bizneset është ekonomia joformale, e cila sipas tij ka ardhur koha që bizneset të jenë të barabarta.

Prishtina: Ekonomia joformale është pengesa kryesore
“Problem tjetër është edhe ekonomia jo formale këtu tek çështja e taksave dihet që pajtohem që Kosova ka taksa të luta por më shumë duhet të merret me luftimin e ekonomisë joformale që bizneset të jenë të barabarta në konkurrencë në gjitha format”, tha Prishtina.

Avdullah Hoti, tregoi për planet që i kanë gjatë këtij viti për ndryshime fiskale dhe se pakoja fiskale do të kompletohet. Ai po ashtu ka përmendur sfidën kryesore si ajo e ekonomisë joformale, e cila përveç se po i dëmton bizneset e shëndosha e dëmton edhe buxhetin.
Hoti: Objektivi ynë kryesor është luftimi i ekonomisë jo formale

“Besoj që e kemi dhënë një indikacion të mirë si Qeveri që politikat tona fiskale janë të parashikueshme, nuk kemi pasur asnjë herë surpriza gjatë rrugës së kësaj Qeverie. Në konsultim të ngushtë me drejtorin e ATK-së, dhe atë të Doganave gjatë këtij viti i kemi vendos vetes si objektiv që të ndërmarrin aktivitete që e zvogëlojnë informalitetin. Unë besoj që asnjë pako fiskale që ende nuk është kompletuar me të drejtë po e thoni. Çështja e informalitetit është problemi kryesor për bizneset e shëndosha. Po iu jap shifrat të GAP-it tatimor të vlerësuar edhe nga ne që shkon deri një të tretën të qarkullimit total të bizneseve . Edhe kjo na dëmton neve”, tha Hoti.

Gjatë kësaj tryeze është diskutuar edhe pengesat të tjera që po hasin bizneset si rasti i fundit ku Shqipëria e ka ndaluar eksportin e birrës, “Birra Peja”. Aty u tha se Qeveria duhet sa më parë të marr masa ndaj pengesave të tilla dhe jo të zgjaten me muaj proceset të cilat e dëmtojnë biznesin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme