Google ADS

Telefonat regjistrojnë çdo lëvizje që ju bëni

15:42 | 3 Qershor 2016
Arbresh Info

Telefoni juaj ka qenë duke mbajtur një listë gjithëpërfshirëse të të gjithave vendeve ku keni qenë, gjë të cilën ndoshta nuk e keni ditur.

Pa marrë parasysh se a përdorni iOS apo Android, pajisjet kanë shumë mënyra për të shikuar se ku është duke shkuar pronari i tyre dhe duke mbajtur një regjistër të të gjitha këtyre informacioneve.

Të dhënat mund të jenë shumë të dobishme për të ia kujtuar vetës se ku keni qenë apo kur saktësisht keni qenë në një udhëtim të caktuar, shkruan portali arbresh.info. Po ashtu, kjo iu lejon telefonave të iu tregojnë informata të dobishme duke e ditur se ku keni tendencë për të shkuar dhe në cilat ditë.

Megjithatë, kjo është edhe një mënyrë shumë e çuditshme për të kujtuar se sa shumë informata disa nga kompanitë e teknologjisë mbledhin për jetën tuaj.

Google duket të jetë shërbimi më i zoti për të shikuar të gjitha këto informata duke i shfaqur ato në faqen Your Timeline, që përdoret për të mësuar historinë e lokacionit tuaj. Ju mund të vizitoni këtë faqe dhe të shikoni një hartë me të gjitha vendet ku keni qenë me telefonin tuaj.

Nëse ju jeni përdorues i sistemit operativ Android, atëherë funksioni për ndjekje mund të ndodh thjeshtë duke përdorur vetëm telefonin. Në iOS kjo ka nevojë për aplikacionin e gjigantit Google, që mund të ndjek vendndodhjen tuaj dhe ta dërgojë atë tek Google derisa funksionin në prapavijë.

Megjithatë, ashtu si Google, edhe Apple i përdorë këto informata për të mësuar më shumë në atë se çfarë bëni./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme