Liron shtëpinë njëkatëshe për vajzat, ja ku jeton babai (FOTO)
09:00 | 3 Qershor 2016
Arbresh.info
Një 71-vjeçar është transferuar në një tendë, në mënyrë që vajzat e tij të jetojnë në shtëpi. John Tompkins mori në kujdestari dy vajzat e tij adoleshente, Lauren 15 vjeçe dhe Elise, 14. Gjithashtu edhe djalin 12-vjeçar, Lewis.
Ai i mori fëmijët pasi nëna e tyre u sëmur dhe nuk mund të kujdesej për adoleshentët. Kështu, pensionisti sakrifikoi dhomat e shtëpisë njëkatëshe për të bijat, dhe ai fillimisht flinte në divan.
Por pas pak kohësh, atij i vjen ideja që të vendosë një çadër në kopshtin e shtëpisë në Walsall, West Mids.
Ndërkohë babai i 3 fëmijëve është duke pritur një pronë më të madhe nga autoritetet lokale, transmeton shekulli.
“Kam 3 javë që fle në çadër dhe shpresoj që mos të qëndroj shumë gjatë aty. Po mundohem që të bëj më të mirën. Mosha ime nuk më ndihmon. Por jam i lumtur se kam vajzat sërish në shtëpi”, është shprehur 71-vjeçari.