Google ADS

Muzeu i Kosovës, përmes lojës u mëson fëmijëve trashëgiminë

11:06 | 2 Qershor 2016
Arbresh.info

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Muzeu i Kosovës organizoi aktivitete me moton “Luajmë, Mësojmë, Zbulojmë, Trashëgiminë”, shkruan Arbresh.info.

Të ftuar ishin një grup i fëmijëve nga kopshti “A&Z” nga Fushë Kosova të cilët fillimisht u pritën me pije dhe ëmbëlsira nga Muzeu i Kosovës.

Punëtorët e Muzeut të Kosovës fëmijëve iu prezantuan improvizime arkeologjike duke iu treguar se si bëhet një punë e arkeologut në teren deri tek restaurimi i tyre, gjersa të tjerët mësuan një pjesë nga lojërat e gjyshërve dhe disa të tjerë shpalosën talentin e tyre në vizatime.

Nga këto aktivitete të organizuara nga Muzeu i Kosovës fytyrat e fëmijëve dukeshin të lumtura dhe plotë interes./Arbresh.info

DSC_0773

DSC_0760 DSC_0766 DSC_0808 DSC_0816

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme