Ministria e Arsimit sqaron për vendimin që në tri komuna të Kosovës të përsëritet testi i arritshmërisë.
Ministria ka vendosur që në Dragash, Han të Elezit dhe në Gjilan të përsëritet testi për nxënësit e klasave të nënta pasi që ekipi i ekspertëve ka konkluduar se rezultatet në këto tri komuna nuk janë reale, si pasojë e lëshimeve dhe monitorimit joadekuat gjatë procesit të testimit.
“Në bazë të vlerësimeve profesionale të ekipit të ekspertëve sekretari i përgjithshëm i MASHT-it, ka marr vendim me datë 30 maj për përsëritjen e testimit në komunat përkatëse me datën 8 qershor në orën 10:00, ndërsa publikimi i rezultateve do të bëhet më 10 qershor”, thuhet në një njofimt të MASHT-it.
Javën që shkoi MASHT-i publikoi rezultatet e Testit të Arritshmërisë sipas të cilave ka rezultuar se shkalla e përgjithshme e kalueshmërisë është 64.7 përqind.
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit