Edicioni i gjashtëmbëdhjetë i Festivalit Folklorik gjithëkombëtare “I këndojmë lirisë”, do të mbahet më 6 qershor në Klinë. Ky festival tanimë tradicional i kushtohet dëshmorëve dhe mbahet në shënim të datës së lindjes së komandantit të UÇK-së, Mujë Krasniqi-Kapuçi.
Hapja e festivalit do të bëhet në fshatin e lindjes së heroit, në Çabiq të Klinës, duke filluar nga ora 11:00, ku përveç hapjes solemne do të ketë edhe pika muzikore e valle. Po ashtu, do të shtrohet edhe “Sofra e Çabiqit”.
Festivali do të vazhdojë për tri netë radhazi, nga ora 19:00, në Klinë, ku në skenën e punuar në ambient të hapur të Festivalit do të konkurrojnë rapsodë, grupe rapsodësh, shoqëri kulturo-artistike, valltarë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...