Google ADS

25-vjeçarja humbi 52 kg në mënyrë natyrale, askush nuk e beson

09:06 | 2 Qershor 2016
Arbresh.info

Kjo mësuese ka humbur 52 kilogramë pasi u nda nga i dashuri i saj. Laura Micetich nga Tennesse është shprehur se njerëzit nuk arrijnë ta besojnë se ajo është dobësuar në mënyrë natyrale.

“Daily Mail” shkruan se 25-vjeçarja dikur peshonte 136 kilogamë. E reja ka treguar se në fillim ka këmbëngulur që t’i nënshtrohej një operacioni për të humbur në peshë.

Por kur iu bashkua palestrës dhe pa rezultatet e para kuptoi se mund ta arrinte një gjë të tillë edhe në rrugë natyrale. Kanë kaluar dy vite dhe Laura duket aq ndryshe saqë njerëzit e akuzojnë se ka bërë ndërhyrje apo ka marrë pilula të veçanta.

“Njerëzit mendojnë se kam kryer operacione por ka qenë i gjithi një proces natyral. Jam stërvitur shumë. Qëllimi im kryesor është të jem e lumtur dhe e shëndetshme. E dua palestrën tani , stërvitem gjashtë herë në javë”, shprehet Laura për “Daily Mail”./shekulli

8qICJUcl 9hPlT42l BI4eITIl

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme