Koreja Veriore me “Facebook” të vetin

11:46 | 31 Maj 2016
Arbresh Info

Nëse keni menduar që Facebook është bërë jashtëzakonisht i madh dhe iu mungon miqësia e ngushtë e një rrjeti social të vogël, ndoshta duhet ta provoni versionin nga Koreja Veriore.

Vizitoni faqen starcon.net.kb dhe ju do të gjeni një uebfaqe me pamje të ngjashme. Kjo faqe quhet “Rrjeti social më i mirë në Kore”, shkruan portali arbresh.info.

Pasi të regjistroheni për një llogari, ju mund të ngarkoni një foto të profilit, të gjeni miq, t’i dërgoni mesazhe atyre, të postoni status apo edhe t’i shikoni News Feend.

Ky rrjet social është krijuar duke përdorur phpDolphin, një sistem që iu lejon të gjithëve të ndërtojnë klonin e Facebook-ut./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme