Google ADS

Publikohet raporti që identifikon problemet e tregjeve komunale në Kosovë

11:16 | 31 Maj 2016
Arbresh.info

Norma e ulët tatimore, mungesa e hapësirave – kryesisht për tregun e bagëtive, mungesa e zyrtarit për menagjim të tregjeve dhe mungesa e strategjisë për mirëmbajtje të tregut janë disa nga problemet kryesore në tregjet komunale të Kosovës.

Kështu u bë e ditur nga raporti “Menaxhimi i tregjeve lokale në 16 komuna – Mundësitë për bashkëpunim ndërkomunal”, i realizuar nga Instituti Riinvest, i cili u publikua sot.

Drejtori i hulumtimeve në Institutin Riinvest, Alban Hashani tha se qëllimi kryesor i këtij raporti është që të shihet bashkëpunimi ndërkomunal në disa fusha.

Ai shtoi se ky raport nuk është përfundimtar, por është raport për të marrë rekomandime për raportin përfundimtar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme