Google ADS

Hapet Panairi i Punës në Prishtinë, të rinjtë pesimist se do të gjejnë punë

10:41 | 31 Maj 2016
Arbresh.info

Është hapur Panairi i Punës në Prishtinë, ku janë prezantuar mbi 1 mijë vende pune të lira nga kompani vendore, kompani nga Gjermania, Zvicra dhe Austria me pronarë shqiptaro-gjermanë.

Pas shpalosjes së ofertave për punësimin e të rinjve kosovarë, interesimi i tyre për të aplikuar për punë ka qenë i madh, por raportohet se pritjet e tyre nuk janë të mëdha për të gjetur një vend pune.

Ministri për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Arban Abrashi në hapje të këtij panairi punëmarrësit i konsideroi heronj, derisa për punëkërkuesit tha se panairi është sfidë për punësim.

E, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami theksoi se kjo ngjarje është mjaft të rëndësishme. Ajo tha se Qeveria do të krijojë në vazhdimësi lehtësira në aspektin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë për investitorët.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike Gjermane, Samir Krasniqi vlerësoi lartë kontributin e kompanive gjermane për krijimin e vendeve të punës në Kosovë nëpërmjet këtij panairi.

Ai beson se këto vende të punës do të jenë të qëndrueshme. Kras niqi tha se Gjermania mbetet ndër investitorët më të mëdhenj për Kosovën.

Ky organizim është bërë nga Oda Ekonomike Gjermane në Prishtinës, GIZ, MTI, Ministria e Diasporës dhe MPMS.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme