Në mesin e ndërtesave më të famshme në botë është edhe Empire State Building, krenaria 85 vjeçare e New York-ut!
Me 1 Maj festoi ditëlindjen e tetëdhjetë, ndërsa çdo vit vizitohet nga më shumë se katër milion njerëz, të cilët kënaqen duke soditur pamjet spektakolare nga kati i 86-të.
Një nga simbolet më të njohura të New York-ut, dhe faktet që ndoshta nuk i keni ditur më parë, po jua paraqesim në vazhdim.
1. Kur ndërtesa është ndërtuar në vitin 1931, ishte më e larta në botë. Me 102 kate dhe antenë në maje e cila ngritej 443 metra dhe ishte më e larta deri në vitin 1972 me ndërtimin e “Kullave Binjake”.
2. Rreth ndërtesës kanë punuar afro 3 mijë punëtorë, të cilët kanë punuar mesatarisht pak më shumë se 4 kate për një javë. Prandaj, nuk është çudi që iu deshtën vetëm një vit e 45 ditë për përfundimin e gjithë ndërtesës.
3. Empire State Building ka kushtuar vlerën e 40 milion dollarëve, që për atë kohë ishte një shumë astronomike.
5. Është interesante se kjo ndërtesë ka kodin e vet postar – 10118.
6. Nuk i ka 102 kate, në fakt janë 103 kate, por ky i fundit është kat sekret dhe i hapur vetëm për të ftuarit dhe personat VIP.
7. Kur është koha e mirë, pamja nga soditja prej katit të 86-të, shtrihet në më shumë se 120 kilometra në distancë.
8. Në vitin 1979, një grua u përpoq të vriste veten duke u hedhur nga kati i 86-të, por ka mbijetuar si rezultat i erërave të forta që kanë fryer atë ditë dhe pasojat ishin vetëm fraktura trupore.
8 .Rrufeja godet majën e ndërtesës më shumë se 100 herë në vit.
9. Në këtë ndërtesë mund edhe të martoheni, dhe nëse këtë e bëni në Ditën e Shën Valentinit, ju automatikisht bëheni anëtarë të “Klubit të martuarve në Empire State Building”./femra.net
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...