E rrallë: Fëmija ka qime publike dhe dëshira seksuale

19:18 | 30 Maj 2016
Arbresh.info

Një fëmijë indian ka zhvilluar nevoja seksuale dhe qime publike si rezultat i një gjendje të rrallë.

Testosteroni në njëvjeçarin e lindur në Delhi, i emëruar si Akash për të mbrojtur identitetin e tij, ka shkuar në nivelin e një 25-vjeçari, transmeton arbresh.info.

Simptomat e kësaj gjendje të rrallë, të quajtur “puberteti i parakohshëm” kanë rezultuar në rritje tq qimeve të fytyrës dhe trupit, si dhe dëshira seksuale.

Nëna e Akashit, thotë se ai filloi të rritet në mënyrë jo normale qysh kur ishte gjashtë muajsh.

“Menduam se thjesht ishte një foshnje i madh, i shëndetshëm, por pastaj nisi të ndryshojë, t’i shtohen qimet në trup. Vendosëm ta çojmë tek mjekët që na thanë se për çfarë bëhej fjalë”, rrëfen për mediat vendase nëna e vogëlushit, përcjell arbresh.info.

Mjekët indianë thonë se kanë nisur një terapi ndaj 1-vjeçarit në fjalë për të mbajtur nën kontroll prodhimin e hormoneve.

Zhvillimet e tij hormonale dhe madhësia gjenitale kanë rënë pas pesë muajsh.

Atij tani i jepet një dozë mujore e cila bllokon efektet e hormoneve./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme