Nëse i thua një gruaje se do të lindë trinjakë, nuk do të jetë aspak e lehtë. Pasi ajo duhet të kujdeset në të njëjtën kohë për 3 vogëlushë.
Por këta trinjakë kanë çuditur edhe mjekët për shkak të ngjashmërisë së madhe. “Daily Mail” shkruan se Becki Jo Allen nga Liverpul solli në jetë tre fëmijë meshkuj, Roko, Rohan dhe Roman.
Fëmijët janë të ngjashëm në çdo detaj, një gjë e rrallë te trinjakët. Pas analizave dhe studimeve të ndryshme, edhe mjekët konfirmuan se ata janë identikë me njëri-tjetrin.
Ndërkohë nëna e tyre 23-vjeçare nuk ngurron të mburret me ta në rrjetet sociale duke hedhur herë pas here foto.
“Në fillim nuk munda ta besoja. Nuk kisha imagjinuar të kisha binjake, jo trinjakë. Ne nuk kemi asnjë në familje që të ketë lindur binjakë apo trinjakë”, është shprehur nëna, transmeton shekulli.
Pas 6 javësh në spital, tashmë ata ndodhen në shtëpi. 23-vjeçarja është shprehur se djemtë e saj kanë nisur të tregojnë karakteristikat e ndryshme.
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...