Ministria e Arsimit ka publikuar sot rezultatet e testit të arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta të Kosovës.
Sipas MASHT, arritshmëria në këtë test është 64,7 për qind.
Mustafë Kadriu, udhëheqës i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit tha se arritshmëria sivjet është më e lartë se sa vitet e kaluara.
“Testit i janë nënshtruar 33 mijë e 440 nxënës, prej tyre janë 33 mijë e 102 nxënës në gjuhën shqipe të organizuar në 1402 paralele, 334 nxënës me mësim në gjuhën boshnjake në 32 paralele dhe 2512 nxënës me mësim në gjuhën turke të organizuar në 32 paralele. Testi është organizuar në 102 qendra të testimit në 32 komuna. Arritshmëria në test për vitin 2016 është 64,7 përqind, që jep me treguar se e kemi një lëvizje pozitive duke e krahasuar me dy vitet paraprake që kemi pas 63,1 përqind, 62,6 përqin dhe 2016-a është 64 ,7 përqind”, tha Kadriu.
Kurse, sekretari i përgjithshëm i MASHT-it, Alush Istogu, ka deklaruar se MASHT i ka bërë të gjitha përgatitjet që nxënësit me këto pikë të arritura të aplikojnë në shkollimin e mesëm të lartë.
“Duke u bazuar në këto kritere, natyrisht i kemi njoftuar të gjithë drejtorët e DKA-ve dhe besoj të gjithë drejtorët e shkollave të mesme edhe për gjimnaze edhe për shkolla profesionale duke u bazuar në kriteret. Atë që e tha edhe Mustafa natyrisht edhe në bazë të kritereve dhe suksesit të nxënësve deri në klasën e nëntë por edhe testi i arritshmërisë së klasës së nëntë por gjithsesi duke e shtuar edhe suksesin në lëndët e caktuara”, tha Istogu.
Sipas statistikave, në lëndën e gjuhës shqipe rezultati është 64.7 përqind, gjuhë angleze 77.9 përqind, histori 59.4 përqind, gjeografi 62.3 përqind, matematikë 64.9 përqind, informatikë 72.9 përqind, fizikë 66.9 përqind, kimi 64.1 përqind, biologji, 62.1 përqind.
Me mbi 80 pikë janë 17.2 përqind të nxënësve, me mbi 90 pikë janë 1.5 përqind kurse nën 40 pikë janë 7.1 përqind të nxënësve.
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...