Samsung ka gati prototipin e parë të telefonit inteligjent me ekran të rrotullueshëm nga të gjitha anët.
Në forumet teknologjike në internet thuhet se teknologjia është gati nga ana e kompanisë koreano-jugore dhe pritet që telefoni i parë i këtij lloji të dalë në shitje qysh në vitin e ardhshëm.
Përflitet se bëhet fjalë për një ekran Oled 5.7 polësh dhe rezolucion 1920×1080 piksel.
Ekrani mund ‘të rrotullohet’ rreth vetes deri në momentin që krijon një cilindër prej 10 milimetrash.
Megjithatë, Samsung është në fazë studimi tregu ende dhe këtij studimi do t’i shërbejë edhe paraqitja në ‘start-up’ kinez, Moxi në fund të këtij viti të një prototipi me parametra bazë dhe pa ngjyra.
Emri? Mund të quhet Galaxy X.
Arrestohet Jens Lehmann, dyshohet se voziti i dehur
Shtyhet seanca fillestare ndaj akuzuarve për sulmin në Banjs...
Hovenier: SHBA do ta mbështesë Kosovën në rrugën euro-atlant...
Terroristët e Banjskës do procedohen penalisht ndaras nga 42...
Seanca për tre terroristët serbë, kundërshton avokati i njër...
Seanca për tre terroristët për sulmin në Banjskë, Hoti: Gjyk...