Shpikja e thjeshtë që shpëtoi ushtarin nga vdekja

07:16 | 28 Maj 2016
Arbresh.info

Kjo pajisje mund të mbyllë një plagë për 20 sekonda, dhe i ka shpëtuar jetën një ushtari të cilit nuk i pushonte gjakderdhja.

Pajisja fut shirita të hollë sfungjeri në plagë nëpërmjet një shiringe shumë të thjeshtë. Sfungjerët bymehen menjëherë, brenda 20 sekondash, aq shumë sa e bllokojnë gjakderdhjen për katër orë, deri sa të vijë ndihma e specializuar. Secili prej sfungjerëve ka shënjues që mund të shihen më pas me grafi, në mënyrë që të hiqen të gjitha.

Ushtari që u shpëtua ishte operuar me nxitim në spitalin e kampit ushtarak, pasi ishte plagosur në këmbë, por plaga i rridhte gjak edhe 7 orë pas operimit. Ekipi mjekësor përdori këtë pajisje, dhe gjakderdhje ndaloi menjëherë. Kjo mundësoi që pacienti të stabilizohej e të nisej per në një qendër të specializuar me helikopter./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme