Dean Karnazes, viktimë e një anomalie, e cila shkakton acid laktik dhe që nxirret shpejt nga sistemi, duke i lejuar atij që të vrapojë pa limit dhe të mos ndjejë asnjë lodhje të muskujve.
Defektet gjenetike pothuajse në të gjitha rastet të çojnë në probleme shëndetësore. Por në rastin e 53-vjeçarit amerikan Dean Karnazes, ky defekt i ka dhënë atij superfuqi.
Që në moshë të re burri tregonte rezistencë të lartë: gjatë një gare vrapimi ai bënte 105 xhiro, ndërsa shokët e tij bënin vetëm 15 të tilla.
Më pas pushoi së vrapuari për një farë kohe, por kur shkoi 30 vjeç nisi sërish dhe kishte për herë e më shumë fuqi. Në stërvitjen e tij të parë ai bëri pothuajse 50 km rrugë, pa ndjerë dhimbje tek muskujt.
Ai ka marrë pjesë në shumë maratona. Madje në 80 orë e 44 minuta, ai ka përshkuar 563 km, pa fjetur dhe ndalur për asnjë moment. Mjekët janë bërë kuriozë dhe nisën që të studiojnë trupin e tij për të zbuluar sekretin.
/ Top Channel
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut