Nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës vitin shkollor 2015-2016 do ta fillojnë me tekste shqip që do të dërgohen nga Republika e Kosovës.
Për këtë gjë janë zotuar drejtuesit e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).
Pesë mijë tekste shkollore në gjuhën shqipe, të dërguara nga Kosova ende po mbahen të konfiskuara nga Policia e Serbisë tash e disa vjet, shkruan Epoka e Re.
Këshilltari ministrit Arsim Bajrami, Adem Guri ka thënë se MASHT-i e ka proceduar kërkesën për tekstet shkollore të Luginës së Preshevës. Ndërkohë, mungesa e teksteve shkollore dhe moslejimi i përdorimit i teksteve nga Kosova paraqesin problem serioz për nxënësit e të gjitha niveleve në Luginë të Preshevës.
Guri ka bërë me dije se kërkesat kanë qenë për tekstet bazike si Abetarja dhe Libri i leximit.
“Sipas planit dinamik të MASHT-it, konsiderojmë se viti shkollor 2015-2016 Luginën e Preshevës do ta gjejë me tekste. Nuk mund të flas me shifra se sa ka qenë kërkesa, por ne do ta përmbushim këtë kërkesë”, ka thënë Guri.
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë