Një studim i hollësishëm i kryer nga qeveria e Shteteve të Bashkuara sugjeron se ekziston një lidhje midis telefonave celularë dhe kancerit.
Studiues nga Programi Kombëtar i Toksikologjisë ekspozuan minj të gjinisë mashkullore para frekuencave të radios, që emetohen zakonisht nga celularët.
Nga eksperimentet e kryera, u gjetën dy lloje tumoresh në trurin dhe zemrën e kafshëve. Të tillë tumore nuk u gjetën te minjtë që nuk u ekspozuan para frekuencave.
Në studim u morën më shumë se 2,500 minj në interval të caktuara për një periudhë dy vjeçare.
Zbulimi mendohet të jetë një nga analizat më të thella e të mëdha për telefonat celularë dhe kancerin, duke i kushtuar qeverisë së SHBA 25 milionë dollarë, për zhvillimin e një kurs 7 vjeçar.
“Kur njerëzit thonë se nuk ka asnjë rrezik, ky studim i jep fund një deklarate të tillë”- tha Ron Melnick, ish studiues i Programit Kombëtar të Toksikologjisë për Wall Street Journal.
Trump: SHBA duhet të dalë nga lufta në Ukrainë
Arrestohet Jens Lehmann, dyshohet se voziti i dehur
Shtyhet seanca fillestare ndaj akuzuarve për sulmin në Banjs...
Hovenier: SHBA do ta mbështesë Kosovën në rrugën euro-atlant...
Terroristët e Banjskës do procedohen penalisht ndaras nga 42...
Seanca për tre terroristët serbë, kundërshton avokati i njër...