Raporti i fundit për tregun e pajisjeve për akumulimin e të dhënave nga ‘TrendFocus’ zbulon që Samsung vazhdon të qëndrojë në krye të tabelës për disqet SSD. Sipas raportit, në përgjithësi 30.77 milionë disqe SSD janë shitur vetëm gjatë tremujorit të parë të këtij viti, një rritje prej 32% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Kompania ka mbi 40% të tregut për tremujorin e parë të vitit 2016 me 12.93 milionë SSD të shitura, vitin e kaluar ishin shitur 9.42 milionë, shkruan portali arbresh.info. Samsung ndiqet nga Sandisk me 12.8 të tregut, ndërsa Lite-On qëndron në pozitën e tretë me 11.4%.
Biznesi me SSD nga Samsung nuk përfshin vetëm shitjet e produkteve për krijuesit e kompjuterëve si Lenovo, Apple apo HP, por përfshin gjithashtu edhe tek konsumatorët direkt. Disku SSD i fundit nga kompania është 750 EVO, që ka qenë në dispozicion në mbarë botën me fillim e kësaj jave./arbresh.info
Trump: SHBA duhet të dalë nga lufta në Ukrainë
Arrestohet Jens Lehmann, dyshohet se voziti i dehur
Shtyhet seanca fillestare ndaj akuzuarve për sulmin në Banjs...
Hovenier: SHBA do ta mbështesë Kosovën në rrugën euro-atlant...
Terroristët e Banjskës do procedohen penalisht ndaras nga 42...
Seanca për tre terroristët serbë, kundërshton avokati i njër...