Google ADS

Nxënësit gjobitën me krem – banane!

08:44 | 22 Prill 2015
Arbresh.info

Nxënës të një klase të dytë të shkollës fillore “Xhemajl Mustafa”, kur bëjnë ndonjë gabim, s`i bëjnë detyrat apo harrojnë fletore a libra në shtëpi, duhet të blejnë nga një çokollatë krem-banane për mbi 30 shoqe e shokë të klasës, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo është masa ndëshkuese që po e zbaton mësuesja Valbona Hasani. Për të kjo është një formë e mirë dhe se aplikohet në marrëveshje me prindërit.

“Më herët e kemi pasur që të sjellë kush çfarë ka dashur, por pasi që dikush sillte bonbone e dikush çokollata, shkaktoheshin konflikte mes nxënësve dhe kemi vendosur në bashkëpunim me prindërit që ata të sjellin nga një pako me krem-banane. Asnjëherë nuk kemi pasur keqkuptime apo probleme me prindërit”, ka thënë Hasani. Kjo e fundit ka shtuar se në këtë mënyrë vetëdijesohen edhe nxënësit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme