Ngecja e fiskalizimit të bizneseve në Kosovë ka shtyrë autoritetet kompetente që të gjejnë mënyrë për përfundimin e këtij procesi, i cili ka filluar që disa vite.
Ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti, tashmë ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ Nr. 01 – 2015, i cili ka sjellë forma stimulimi për mbështetjen e procesit të fiskalizimit. Me këtë UA janë motivuar konsumatorët që pas çdo blerjeje të marrin kuponin fiskal, pasi në këtë mënyrë do t’ju kthehet një shumë e Tatimit Mbi Vlerën e Shtuar.
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) është tatimi që paguhet për mallra dhe shërbime. Norma e këtij tatimi në Kosovë është fikse prej 16 për qind për të gjitha mallrat pa marrë parasysh origjinën e tyre, si dhe zero për qind për mallrat, të cilat i dedikohen eksportit. Për blerjet prej 250 deri në 500 euro konsumatorit do t’i kthehen nga 10 euro prej TVSH-së që ka paguar, shkruan Zëri.
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj