Më shumë se gjysma e punëtorëve në sektorin e ndërtimtarisë janë pa kontrata pune. Në këtë sektor bëhen edhe shkeljet e ligjit sa i përket pushimit mjekësor, orëve të punës, kompensimit në rastet e lëndimeve në punë dhe ka mungesë të mjeteve për siguri në punë, shkruan sot KD.
Këto janë disa nga të dhënat që kanë dalë nga monitorimi i zbatimit të Ligjit të punës dhe Ligjit për siguri dhe shëndet në punë, që është bërë nga Qendra për Politika dhe Avokim, e i cili është prezantuar të martën në Prishtinë.
“Të dhënat nga terreni tregojnë se 38.46 për qind të të intervistuarve nga sektori i shërbimeve, tregtisë dhe hotelerisë punojnë pa kontratë pune, ndërsa në sektorin e ndërtimit 59.76 për qind janë deklaruar të mos kenë kontratë pune”, ka thënë Milaim Morina.
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...