Ministri i Kulturës, Kujtim Shala i ka pritur në një takim ministrin e Kulturës së Kroacisë, Zllatko Hasanbegoviq dhe atë për Çështjen e Veteranëve, Tomo Medvedev, me të cilët tha se kanë diskutuar për çështje të kulturës e në veçanti trashëgiminë kulturore.
Ministri Shala pas takimit të mbyllur, në një konferencë për media tha se me mysafirët kroatë kanë diskutuar për zbatimin e marrëveshjeve të e arritura kohë më parë në shtetin mik si dhe ato që janë arritur sot.
“Sot ne vazhduam bisedën, komunikimin që marrëveshja të konkretizohet, që institucionet tona të punojnë së bashku. Jemi marrë vesh që ne të punojmë konkretisht në fushën e trashëgimisë sepse ne kemi nevojë të jashtëzakonshme në këtë fushë për ndihmën e ekspertëve në këtë rast të ekspertëve të institucioneve të Kroacisë të cilët janë të njohur, pastaj do të bashkëpunojmë në fushën e kinematografisë, letërsisë, përkthimeve etj. Është kënaqësi e veçantë që ne po punojmë bashkë, që po bashkëpunojmë me një vend mik t? ? Kosovës dhe të shqiptarëve siç është Republika e Kroacisë”, tha Shala.
Ministrat kroatë, pas takimit me Shalën janë takuar edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...