E pabesueshme, 11 vjeçarja mashtron stafin e aeroportit (Video)

17:50 | 25 Maj 2016
M. A.

Pamjet e CTV, kanë zbuluar një detaj kur një 11 vjeçare kalon në aeroport pa i përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme për udhëtim.

Sipas raportimeve bëhet e ditur që vajza 11 vjeçare është parë të ketë hipur në aeroplan udhëtimi pa biletë apo dokumente identifikimi, përcjellë Klan Kosova.

Ngjarja ndodhi në një nga aeroportet në Rusi, derisa autoritetet tashmë kanë filluar një hetim për procedurat e sigurisë për të kuptuar se si ajo arriti të kalonte në këtë avion për të përjetuar një udhëtim të tillë për herë të parë.

Për më shumë shikoni pamjet në vazhdim:

https://youtu.be/1p4DhcigMTw

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme