Koka e një djaloshi të vogël është rritur tri herë më shumë se madhësia normale, për shkak të një gjendjeje të jashtëzakonshme mjekësore, shkruan Daily Mail.
Djaloshi 2 vjeçar nga Bangladeshi jugor, ka një kokë që peshon 9-të kilogramë, po aq sa peshon një fëmijë 1 vjeçar.
Emon ka ardhur në jetë përmes operacionit cezarian me një kokë që ishte më e madhe se zakonisht, mirëpo gjatë dy viteve të kaluara ajo ka filluar të rritet.
Madhësia e kokës, ka bërë që ky fëmijë të mos mund të flasë, të ecë e as t’i lëvizë duart e këmbët, që do të thotë se prindërit e tij duhet të kujdesen për të gjithmonë.
Të dëshpëruar për të gjetur ndihmë për djalin e tyre, ata kanë takuar shumë mjekë, por fatkeqësisht, askush s’kishte mundur t’i gjente diagnozë.
Përveç kësaj, ata kanë paguar edhe për tretmane spirituale për Emonin, mirëpo asgjë s’po mund ta ndalë zhvillimin e kokës së tij.
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...