Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), për udhëtime zyrtare jashtë vendit ka shpenzuar 35 mijë e 361 euro prej të cilave 8, mijë e 714 euro për shpenzime të udhëtimit, ndërsa 16 mijë e 288 euro për mëditje të udhëtimeve zyrtare, 8 mijë e 676 euro për akomodim dhe 1 mijë e 681 euro për shpenzime tjera të udhëtimit që janë kryesisht shpenzime për viza, sigurim shëndetësor e tjera.
Sipas draft raportit të ZRRE-së për vitin 2015, të cilin e ka siguruar KosovaPress, del se vetëm për dreka zyrtare ZRRE, ka shpenzuar mbi 4 mijë euro. Ndërsa, shpenzimet e telefonisë mobile të realizuar gjatë vitit 2015 janë 8 mijë e 195 euro.
Për financimin e aktiviteteve të zhvilluara, ZRRE ka shpenzuar 544 mijë e 149 euro. Nga kjo shumë mbi 336 mijë euro kanë shpenzuar për pagat e rregullta të stafit të ZRRE-së.
Anëtarët e Bordit të ZRRE-së, marrin paga më të mëdha se sa paga e kryeministrit apo ministrave. KosovaPress, ditë më parë ka publikuar pagën e një anëtari të ZRRE-së, e cila e kalon pagën e kryeministrit. Në bazë të deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, paga mujore e anëtarit të bordit të ZRRE, arkitektit, Besim Sejfijaj,është mbi 1 mijë e 800 euro, ndërsa, paga e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa është 1 mijë e 300 euro.
Sipa s draft raportit të vitit të kaluar, shuma e përgjithshme e të hyrave që ZRRE i ka realizuar është 790 mijë e 112 euro, ndërsa, vlera e shpenzimeve buxhetore të realizuara është 544 mijë e ,149 euro. Sipas draft raportit,ndryshimi mes të hyrave dhe shpenzimeve në vlerë prej 245 mijë e 962 euro. Raporti paraqet fondet suficitare që ZRRE ka mbledhur gjatë këtij viti dhe të cilat, në pajtim me nenin 6 të Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016 dhe nenit 64 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, do të barten në vitin 2016.
Kurti për “Financial Times”: Do të punoja me këdo në Shtëpin...
Rodri mund të ketë nevojë për operim, pritet të humbasë gjit...
Sveçla: Përgjegjësia për vrasjen e heroit Afrim Bunjaku ësht...
Marina Vjollca rikthehet në Top Channel, nën moderimin e emi...
Krasniqi viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ishte një simbol...
IKD: KPK të garantojë transparencë në Draftrregulloren për k...