Hakohen mbi 2500 llogari në Twitter

13:03 | 24 Maj 2016
Arbresh Info

Bazuar në ‘Symantec’, mbi 2500 llogari në rrjetin social Twitter janë kompromentuar pasi hakerët kanë postuar në profilin e tyre linqe të uebfaqeve me përmbajtje seksuale.

Thuhet që sulmuesit kanë ndryshuar foto e profilit të përdoruesve, biografinë, emrat e tyre dhe detaje tjera për të promovuar uebfaqet e tyre, shkruan portali arbresh.info. Hakerët besohet se kanë fituar të holla, për çdo person nga 4.00 dollarë amerikan, duke i ridrejtuar viktimat në faqet e tyre përmes ndonjë linku të publikuar.

Sipas hulumtimit nga Symantec, mbi 73% e llogarive të komprometuara janë krijuar të paktën katër vite më parë, më i vjetëri daton në vitin 2007, megjithëse disa llogari nuk kanë qenë aktive që disa vite. Kompania beson që shumica e llogaria të komprometuara kanë qenë viktimë e sulmeve të tilla për shkak të fjalëkalimeve të dobëta që kanë përdorur, gjë që i lë derën hapur hakerëve për të reaguar./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme