Facebook Live mund të transmetojë tani për 24 orë

12:25 | 24 Maj 2016
Arbresh Info

Faceboook ka qenë duke punuar në videot drejtpërsëdrejti që një kohë të gjatë deri tani. Rrjeti social gjatë muajve të kaluar ka lansuar funksionin Facebook Live që iu njofton kur çdo person që keni në listën e shokëve fillon transmetimin direkt.

Megjithatë, deri tani të gjithë përdoruesit kanë pasur mundësi të bëjnë transmetimin e ndonjë eventi vetëm deri në 90 minuta. Sot, Facebook ka ndryshuar këto rregulla duke iu lejuar të gjithëve të bëjnë transmetim të drejtpërdrejt mbi 90 minuta, shkruan portali arbresh.info.

Funksioni Live nga Facebook shpreson të triumfoj ndaj rivalit YouTube apo Periscope në Twitter me përfshirjen e disa elementeve të ndryshme që ofrojnë këto shërbime për transmetim të drejtpërdrejt. Njëra nga përparësitë që tashmë Facebook posedon është numri i madh i njerëzve që lehtë mund të fitojnë qasje në videon që ju jeni duke e transmetuar drejtpërsëdrejti. Ndryshe, përdoruesit e YouTube-s duhet të shpërndajnë linkun e tyre me shokët në Facebook për të pasur mundësi ta shikojnë atë.

Funkionet e reja nga Facebook për këtë shërbim tani ofrojnë edhe mundësinë për transmetim nga dy kamera të ndryshme, gjë që tashmë Disney, The Bleacher Report dhe CSPAN kanë filluar ta përdorin. Pra, duke e marrë parasysh fuqinë e gjigantit social, një stacion transmetues 24 orësh mund të jetë i mundshëm tani në Facebook./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme