Dy dëshmi arkeologjike të zbuluara në kohët e fundit në Kinë dëshmojnë për egzistimin e birrarisë që në kohërat e lashta.
Në dy gropat e mëdha të gjetura në Mijiaya, në veri të Kinës, janë zbuluar një numër i madh i enëve me forma të ndryshme. Arkeologët kanë zbuluar se enët janë përdorur për të prodhuar pijen e preferuar nga elbi dhe nga drithërat tjera, shkruan Discovery, transmeton koalb.com.
Në mbrendësi të enëve është gjetur edhe një shtresë e verdhë, që dëshmon fermentimin e pijes.
Arkeologët vlerësojnë se zbulimet janë të para 4,900 deri në 5,000 viteve.
Receta e lashtë e birrës përfshinë elb, lojët e Jobit (një lloj bime amtare e grurit në Azinë jug-lindore dhe rrënjë patatesh. Pija vendosej në gropën e nxehtë që shërbente si furrë dhe pasi pija është thartuar, ato janë transferuar në amforat për ruajtje.
Gjetjet në Mijiaiya datojnë që nga periudha e vonë neolitike dhe ka të ngjarë që i takon fisit Yangshao, një shoqërie të hershme kineze të përbërë kryesisht nga fermerët gjysmë-nomade, transmeton koalb.com.
Ky mund të jetë zbulimi i parë i konfirmuar për egzistimin e birrës në Kinë. Megjithatë, në provincën Henan, janë ofruar dëshmi të tjera të pijeve alkoholike që kryesisht ishin përbërës kryesorë kishin orizin dhe mjaltin. Arkeologët kanë shtuar se që para kohës së Krishtit, në Kinë është prodhuar dhe është konsumuar birra.
Për të verifikuar vërtetësinë e zbulimit, studiuesit kanë analizuar mbetjet e pijes në enët e zbuluara dhe me anë të hulumtimeve të shumëta ata kanë arritur të vijnë në përfundim se cila bimë është përdorur për prodhimin e birrës.
Kokrrat e verdha të gjetura në enët e zbuluara kanë arritur të japin përfudimin e zbulimit që pija që prodhohej atë kohë ishte birrë.
Megjithatë, arkeologët ende nuk kanë arritur të zbulojnë recetën e saktë të birrës së prodhuar në Kinën e lashtë.
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
KPK reagon ndaj deklaratave të Muratit për Prokurorinë Speci...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani