Google ADS

UP pjesëmarrës në konferencën shkencore në Austri

17:17 | 23 Maj 2016
Arbresh.info

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, së bashku me prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Afrim Hoti, me ftesë të Akademisë së Shkencave të Austrisë, po marrin pjesë në konferencën ‘2nd Joint Science Conference-Moving Forward: Guidelines to Improved Science Systems’.

Konferenca, në të cilën po marrin pjesë rektorët dhe përfaqësues të Akademive të Shkencave të vendeve të Evropës Juglindore, synon të krijojë dhe forcojë ura bashkëpunimi të cilat do përdorin gjuhë të njëjtë, gjuhën e shkencës.

Konferenca e cila organizohet nën margjinat e Samitit të Berlinit të vitit 2014, për procesin e Ballkanit Perendimor, e cila po bashkëorganizohet nga Akademia e Shkencave të Austrisë dhe Akademia Kombëtare e Gjermanisë – Leopoldina, ka filluar sot në Vjenë dhe do vazhdojë punimet e saja edhe nesër e pasnesër./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme