Për investime të huaja, duhet shtet i fortë ligjor

12:56 | 23 Maj 2016
Arbresh.info

Investitorët e huaj kanë nevojë për përkrahje dhe duhet një shtet i fort ligjor për zgjidhjen e shpejtë të problemeve të tyre.

Investitorët e huaj janë faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, andaj edhe duhet atë të nxiten për investime. Kështu tha ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruari O’Connel gjatë prezantimit për të gjeturat e hulumtimit “After Care” të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Investimeve të Huaja dhe me ambasadën e Britanisë së Madhe në Prishtinë.

Në hulumtim janë identifikuar përparësitë dhe problemet e investitorëve, ku thuhet se jo stabiliteti politik dhe ekonomik janë barrierat kryesore të problemeve , po ashtu qasja në financa, mungesa energjisë. Sipas këtij hulumtimi në vitin 2008, 2012 dhe vitin 2015 ka pasur më shumë investime të huaja se sa tash.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme