Jetëgjatësia në mbarë botën është rritur me rreth 5 vjet në 15 vitet e fundit. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka zbuluar se rritja më e shpejtë e jetëgjatësisë është shënuar në Afrikë.
Shkak për këtë është përmirësimi në kujdesin shëndetësor për fëmijët dhe aksesi më i mirë i ilaçeve. Këtu përfshihen edhe të sëmurët me malarie dhe AIDS.
Agjencia e shëndetit e OKB-së thotë se, në nivel global, jetëgjatësia për një fëmijë të lindur në 2015 ishte 71% për gratë dhe 69% për burrat.
Gratë në Japoni dhe burrat në Zvicër ishin ata që jetonin më gjatë. Ndërsa banorët e Sierra Leone kishin gjatësinë më të ulët të jetës, për të dyja gjinitë. Në Shqipëri jetëgjatësia mesatare është 78 vite, dhe jemi të renditur në vend të 25 në Evropë.
Margaret Chan, Drejtoria i Përgjithshme e OBSH-së, tha se shifrat përfaqësojnë “hapa të mëdhenj” në shëndetin global./shekulli
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër