Për të vizituar Rio de Janeiro-n ka 100 arsye, ndër të cilat, plazhet dhe resortet përrallore, ushqimet e shijshme dhe jeta e natës e një niveli ndryshe nga vendet e tjera.
Epo, këto i dimë të gjithë, por tani do t’ju bëjmë edhe arsyen e 101, Pedra da Gavea-n, malin që ngrihet 842 metra mbi plazhet e kaltër të Rio-s, shkruan tring. Nga maja e malit mund të shihet i tërë bregdeti atlantiko-jugor, gjë që ka tërhequr një numër jashtëzakonisht të madh turistësh. Por, ç’mund të jetë më emocionuese se një vizitë në majën e Pedra da Gavea? Sigurisht, një foto në pjesën më të lartë të saj.
Shumë turistë të huaj dhe vendas kanë guxuar të shkrepin aparatin fotografik në një vend ku jo kushdo mund të bënte një foto.
Për t’ju dhënë një dozë të vogël nga emocionet që mund të përjetoni teksa jeni në Pedra da Gavea, ne do t’ju tregojmë disa fotografi të shkrepura në këtë ‘parajsë’.
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri