Në varësi të motit, nëse shikoni në qiell këtë fundjavë, do të keni mundësinë të shihni shkëlqimin e Marsit. Në një ngjarje të veçantë qiellore.
Ata që studiojnë yjet, do të jenë në gjendje që të shohin planetin e kuq më të ndritshëm se çdo planet apo yll tjetër në qiellin e natës.
Planeti do të arrijë distancën më të afërt me Tokën pas më shumë se një dekade.
Kjo do të thotë se Marsi do të lëvizë në atë mënyrë me diellin për ta lënë Tokën direkt mes dy objekteve, shpjegoi Nasa.
Duke filluar nga e diela në mbrëmje, ata që vështrojnë qiellin do të jenë në gjendje të shohin Marsin e ndritshëm. Planeti do të ndriçojë 7 herë më shumë se Saturni, dhe 17 herë më shumë se ylli i kuq “Antares”.
Ngjarja qiellore do të ndodhë më 22 maj dhe do ta sjellë planetin e kuq rreth 75.6ml kilometra nga Toka, tha Nasa.
Trumpit i rritet pasuria për një miliard dollarë
Dy vetaksidente në autostrada, dy shoferë në gjendje të rënd...
Egjipti i bashkohet thirrjes së Turqisë drejtuar OKB-së për ...
Liverpooli i vetmi pa humbje pas katër raundesh në Champions...
Dominim total i Arsenal por Inter rrëmben tre pikët
Kryeziu-Hyseni: Kosova s’ka arsye të frikësohet nga presiden...