Tre punëtorë kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë lënduar në vendet e tyre të punës gjatë periudhës tremujore të këtij viti, raporton rtklive.
Gjendja këtë vit është më e rëndë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, thanë sot zyrtarë të Qendrës për politika dhe avokim, gjatë prezantimit të një raporti mbi monitorimin e zbatimit të ligjeve që lidhen me vendin e punës.
Punëtorët vendorë ende punojnë pa pajisje të domosdoshme mbrojtëse dhe të sigurisë në punë. Sipas monitorimit të qendrës për politika dhe avokim, ku janë përfshirë 173 respondentë, rreth 45 për qind e tyre nuk posedojnë fare mjete mbrojtëse. Si pasojë, numri i të vdekurve dhe i të lënduarve gjatë tre muajve të parë të këtij viti është më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tha Milaim Morina, drejtor i kësaj qendre.
“Në tremujorin e parë të këtij viti kanë vdekur 3 persona në vendin e punës, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishte vdekur një person”, thotë Morina.
Në tremujorin e parë të këtij viti janë lënduar shtatë punëtorë, përderisa në vitin 2014 në periudhën e njëjtë ishin lënduar katër sish, që do të thotë se gjendja e sigurisë në punë vetëm sa është përkeqësuar, thekson Morina.
“Qasja e inspektoratit ka qenë e butë karshi punëdhënësve megjithëse ka pasur shumë vërejtje që janë evidentuar në punë”, thotë ai.
Me qëllim të ngritjes së vetëdijes së punëdhënësve rreth zbatimit të ligjit të punës dhe atij për sigurinë në punë Inspektorati gjatë këtij muaji është duke zhvilluar një fushatë, me mbështetje edhe të komunitetit të biznesit. Kryeinspektori Basri Ibrahimi thotë gjendja është më e mirë krahasuar me vitet e kaluara, por ende jo në nivelin e dëshiruar.
“Ne do të bëjmë çmos që ta ngrisim vetëdijen e punëdhënësve që të mos ketë aksidente në vendin e punës sepse në shumë raste për çështje shumë të vogla, për neglizhencë ose investime shumë të vogla, vijnë deri te vdekjet në vendin e punës. Duke ngritë vetëdijen ë tyre besojmë që shumë aksidente fatkeqësisht edhe me fatalitet do të eliminohen”, shprehet Ibrahimi.
Ndryshe sipas raportit të publikuar nga qendra për politika dhe evokim, gjendja më e rëndë vazhdon të jetë në sektorin e ndërtimit, pasi nga 82 persona të intervistuar, rreth 60 për qind e tyre janë deklaruar se nuk kanë kontrata pune. Shkelje të të drejtave të punëtorëve bëhen tek kompensimi i pushimit mjekësor, pastaj kompensimi për orët shtesë të punës, por ka edhe shkelje tjera.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA