Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me Agjencinë e Ushqimit të Kosovës, Shoqatën e Prodhuesve të Qumështit dhe Programin e USAID-it “Tetra Tech”, me qëllim të realizimit të projektit “Promovimi i qumështit të freskët në Kosovë”.
Me këtë marrëveshje mirëkuptimi palët nënshkruese pajtohen për bashkëpunim në zhvillimin e veprimtarive, të cilat do të ndikojnë në promovimin e qumështit të freskët te konsumatori, duke siguruar njëkohësisht edhe arritjen e cilësisë së nevojshme dhe monitorimin e vazhdueshëm dhe transparent të plotësimit të kritereve pa cenuar rregullat dhe kriteret e përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
Realizimi i projektit “Prezantimi dhe Promovimi i Qumështit të Freskët në Kosovë”, do të zbatohet nga ndërmarrje profesionale për marketing, të cilat do të mbikëqyren nga Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës (SHPQK) në të gjitha fazat e projektit, me ndihmën dhe bashkëpunimin e Komitetit Drejtues të Projektit.
Ndryshe, realizimi i këtij projekti do të zgjasë dy vjet dhe financohet nga Programi i USAID-it “Tetra Tech”, i cili po ashtu do të kontraktojë kompaninë zbatuese për projektin për promovimin e qumështit të freskët.
Del edhe një vullnetar për portën e Barcelonës, ish-gardiani...
Blinken: SHBA mbështet plotësisht `Paktin për të Ardhmen`
BE: Serbia të sjellë para drejtësisë autorët e sulmit në Ban...
Maqedonci dhe Gjeneral Jashari pritën në takim delegacionin ...
Yll Limani feston sot 30 vjetorin e lindjes
Konjufca: Afrim Bunjaku është shembulli më i vyer se si duhe...