Në këtë video do të shihni se si shoferi i makinës që ka marrë flakë, u shpëtua nga një polic. Pamjet janë publikuar nga policia amerikane e Alaskës.
Videoja është filmuar nga kamera në makinën e shërbimit të oficerit, Mitchel Veenstra, i cili ishte i pari që mbërriti në vendngjarje dhe duke parë seriozitetin e situatës.
Sipas medieve lokale, ai u kërkoi ndihmë dëshmitarëve të tjerë okularë që të lëviznin makinën për të shpëtuar drejtuesin e saj.
Policia raportoi se pas daljes nga rruga, drejtuesit të mjetit i kishte mbetur krahu i bllokuar nën makinë dhe nuk mund të lëvizte.
Fatmirësisht, agjenti i policisë ka reaguar me shpejtësi, transmeton shekulli. Së bashku me ndihmën e njerëzve të tjerë, kanë lëvizur automjetin dhe kanë nxjerrë jashtë drejtuesin e tij.
Mësohet se ky i fundit veç krahut të thyer nuk ka pësuar asnjë dëmtim tjetër, dhe është cilësuar me shumë fat pasi aksidenti i tij mund të përfundonte shumë më keq.
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara