Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, sot u promovua libri “Agjentë perandorakë” i historianit, gazetarit dhe akademikut anglez, Sir Noel Malcolm.
Libri sjell historinë e dy familjeve shqiptare, situatën politike si dhe gjendjen e Evropës në periudhën e gjysmëshekullit të XVI. Siç tha edhe vet Malcolm, libri nuk është as për historinë e Kosovës dhe as të Shqipërisë, por për historinë e shqiptarëve.
Me një shqipe të kuptueshme, Malcolm filloi fjalimin e tij me modesti duke u ndier i turpëruar nga mënyra se si ai e flet shqipen.
Ai tha se nuk kishte një qëllim të caktuar kur kishte nisur të shkruaj librin. Madje, historiani i njohur tha se nuk e kishte idenë se e gjithë kjo do të përfundonte me një libër.
Malcolm: Nuk është libër për historinë e Kosovës dhe Shqipërisë, është për historinë e shqiptarëve
“Dua të them… më vjen keq nuk është një libër për historinë e Kosovës. Libri ka një lidhje me Kosovë. Libri i kushtohet tre miqve shqiptarë n? ? Angli, dy janë kosovarë dhe i treti është shqiptar i Shqipërisë, por me origjinë kosovare. Por si kam thënë, nuk është një libër për historinë e Kosovës dhe nuk është një libër për historinë e Shqipërisë, por më duket se është një libër për historinë e shqiptarëve…Librin e fillova pa qëllim, nuk kisha asnjë ide se do të ishte një libër në fillim”, tha Malcom.
Ndërsa, drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku tha se ndihet shumë i nderuar ta ketë në bibliotekë si mysafir, siç tha ai, një nga dijetarët më të denjë të historisë së Kosovës.
Sipas Gajrakut, duke lexuar veprat e Malcolmit, kosovarët po mësojnë për kultin e dokumentimit të kulturës së tyre.
Gajraku: Duke e lexuar Malcolmin po mësojmë për dokumentimin e kulturës sonë
“Ndihem shumë i nderuar se Biblioteka Kombëtare e Kosovës, si institucion kryesor i ruajtjes së trashëgimisë së shkruar e jo të shkruar të Kosovës, e ka sot një nga miqtë më të mëdhenj të bibliotekave dhe arkivave të botës, një nga dijetarët më të denjë të historisë së Kosovës. Historia e Kosovës identifikohet me emrin e Noel Malcolm dhe Kosova është e nderuar që Noel Malcolm është këtu. Atë që e ka thënë vepra e tij ruhet në mendjen e lexuesve të Kosovës… Duke e lexuar Malcolmin po e mësojmë kultin për dokumentimin e kulturës sonë”.
Në këtë ngjarje, të pranishëm ishin edhe ministri i MKRS-së, Kujtim, Shala, rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Demaj, ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, si dhe profesorë, përfaqësues diplomatikë etj.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...