Popullariteti i serialit ‘Vikings’ ka rritur dukshëm numrin e turistëve në vendet historike në Danimarkë.
Muzeu i anijeve të Vikingëve, që ndodhet në qytetin lindor të Roskilde, ka shënuar rritje në numrin e shitjes së biletave, duke mirëpritur 12 mijë vizitorë më shumë sesa në vitin e kaluar, shkruan BBC.
“Shumë nga turistët na bëjnë pyetje që lidhen me serialin televiziv dhe duan të dinë më shumë rreth historisë së Vikingëve,” tha kuratorja Louise Kaempe Henriksen, transmeton arbresh.info.
Megjithatë, përgjigjet profesioniste nuk është se i kënaqin turistët.
“Kur ju tregojmë atyre se Ragnar Lothbrok është vetëm një figurë mitike dhe se shumë emra vendesh nuk është se kanë ekzistuar ndonjëherë, turistët mërziten fort,” tha një kuratore tjetër, Anne Mette Gielsager Pedersen./arbresh.info
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj