Me një pagë të mirë, ushqim falas, dhe një punë tek njëra nga kompanitë lidere në botë, puna në Facebook duket të jetë vërtetë tërheqëse.
Megjithatë, një ish kontraktuese nga ekipi i Facebook Trending ka përshkruar atë si një ambient shumë ndryshe, në të cilin punëtorët janë lënë të zemëruar, në depresion dhe pa fjalë, transmeton portali arbresh.info.
Gruaja, që ka punuar më parë si përgjegjëse e lajmeve, ka zbuluar se si “menaxhmenti i mangët”, së bashku me “frikë, favorizëm dhe seksizëm” la kompaninë në 15 puntorë nga 40-50 që ishin tek ekipi në sektorin Trending që nga viti 2014, 10 nga ata që u shkarkuan ishin femra.
Kontraktuesja, e cila shkroi në mënyrë anonime për ‘Guardian’, tha se keqtrajtimi i kompanisë ndaj grave ishte faktori më shkatërrues pasi ato heshtnin shpesh kur “burrat” flisnin. Edhe pse shumë gra raportuan për seksizëmin ndaj menaxherave dhe redaktorëve tek mbikëqyrësit, problemi më i theksuar në përfundim të intervistës, ajo pretendoi që asgjë nuk është bërë për këtë./arbresh.info
Fushata e Trump/ Ish-Presidenti u njoftua për kërcënimet e d...
Osmani falënderon Joe Biden për ftesën që të marr pjesë në S...
Kurti udhëton për në ShBA, merr pjesë në Javën e Nivelit të ...
Arrestohet 76 vjeçari në Ferizaj, policia i gjeti një armë z...
Policia shqiptoi 2 mijë e 135 gjoba trafiku brenda 24 orëve
Arrestohet një person në Klinë për vrasje në tentativë