Samsung mund të ketë pasur një vit të madh me lansimin e Galaxy S7 dhe S7 Edge, por ambiciet e tyre për vitin 2017 janë edhe më të mëdha.
Bazuar në blogun ‘SamMobile’, kompania e Koresë së Jugut ka në plan debutimin e pesë pajisjeve të reja vitin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info. Disa nga pajisjet e ardhshme të përfolura nuk janë shumë befasuese. Ashtu si zakonisht, Samsung do të përditësojë serinë Galaxy S me S8 dhe S8 Edge.
Po ashtu, ata do të sjellin Galaxy Note 7 dhe Note 7 Edge, megjithëse ende nuk është prezantuar Note 6. Megjithatë, gjëja më interesante që ‘SamMobile’ e quan Galaxy X, është një telefon i mençur që mund të paloset dhe të përdoret edhe si tabletë.
S7 Edge është tashmë me ekran të lakuar, por Galaxy X do të shkojë edhe më tutje. Telefoni ka qenë që një kohë të gjatë nën zhvillimin e ‘Project Vally’, dhe kur është i palosur do të duket si një telefon i mençur i rregullt, por madhësia e tij do të dyfishohet kur të hapet.
Sidoqoftë, kompania Samsung nuk ka komentuar këto thashetheme dhe ende nuk ka ndonjë datë të lëshimit apo çmim rreth telefonave të ardhshëm./arbresh.info
Sillen në Gjykatë tre terroristët serbë të arrestuar për sul...
Fushata e Trump/ Ish-Presidenti u njoftua për kërcënimet e d...
Osmani falënderon Joe Biden për ftesën që të marr pjesë në S...
Kurti udhëton për në ShBA, merr pjesë në Javën e Nivelit të ...
Arrestohet 76 vjeçari në Ferizaj, policia i gjeti një armë z...
Policia shqiptoi 2 mijë e 135 gjoba trafiku brenda 24 orëve