Lind me shenjën e zemrës në ballë

13:47 | 17 Maj 2016
Arbresh.info

Shenjat në lëkurën e fëmijëve pas lindjes, shpesh vijnë prej sforcimeve të nënës, por ato zhduken me kalimin e kohës.

Por nuk ka ndodhur kështu me një fëmijë të lindur në nëntor të vitit 2015, i cili në ballë ka një shenjë të veçantë, një zemër në qendër të tij.

Prindërit anglezë nga Lincolnshire, mbetën të befasuar kur panë njollën e të bijës në lëkurë, por pasi u siguruan nga mjekët se nuk bëhej fjalë për diçka shqetësuese, mbetën pa fjalë.

2_1463485069-5532902

Ata e publikuan foton e saj në rrjetet sociale, duke bërë që të përhapet me shpejtësi.

Prindërit e quajnë të bijën “fëmija Kupido”, për më tepër që ngjizja e saj përkon me Shën Valentinin

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme